Aktorja e njohur rrëfen se i biri është transgjinor: Djali ynë u bë vajza jonë

Aktorja dhe shkrimtarja amerikane, Jamie Lee Curtis ka rrëfyer së fundmi se fëmija i saj i vogël është transgjinor.

Ylli i “Freaky Friday” ka thënë në intervistën e fundit se ka ndryshuar shumë mënyrën si i sheh gjërat teksa ka parë transformimin e të birit dhe shumë ide të vjetra për gjininë tashmë i ka larguar. “Unë dhe burri im, Christopher Guest kemi parë me habi dhe krenari se si djali ynë u bë vajza jonë Ruby”, u shpreh aktorja.

Curtis gjithashtu tregoi se Ruby (që më parë njihej si Thomas) dhe i fejuari i saj do të martohen vitin e ardhshëm në një martesë që do të organizohet nga vetë ajo.

Share With:
Translate »
224 Views