Lajmi i ëmbël: Këngëtarja e njohur shtatzënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur e grupit “Little Mix”, Perrie Edwards është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri futbollist, Alex Oxlade-Chamberlain, do të bëhen prindër për të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Perrie, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar dy foto me barkun e rrumbullakosur, te të cilat shihet së bashku me Alex-in.

“Kaq e lumtur që jam në këtë udhëtim të çmendur me shpirtin tim binjak. Unë+ai=ti! Mezi po presim të të njohim bebi Ox!”, ka shkruar këngëtarja.

Share With:
Translate »
820 Views