‘Lamtumira e fundit’/ Princi George dhe Charlotte nuk mungojnë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth ll
Princi George dhe Princesha Charlotte , 9 dhe 7 vjeç do të bashkohen me më shumë se 2000 të ftuarit e tjerë në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth në Westminster Abbey.
Mes liderëve dhe personaliteteve botërore të mbledhur në kishën e shekullit të 13-të për shërbimet e fundit të funeralit, Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij do të udhëheqin procesionin pas arkivolit të Mbretëreshës.
“Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të jetë operacioni më i madh i sigurisë që Londra ka parë ndonjëherë”, kështu ka deklaruar më herët kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.
Gjithashtu Khan ka thënë se funerali shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II është një sfidë “e paprecedentë” e sigurisë, me qindra mijëra njerëz që mbushin Londrën qendrore.
Walking up Whitehall towards Parliament Square just before 5am pic.twitter.com/bB6GHmZpbZ
— Archie Bland (@archiebland) September 19, 2022