Landi i “West Side Family” ka një urim special për ditëlindjen e djalit të Dr. Florit
Danieli, djali i të ndjerit Dr Flori feston sot 5-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, s’kishte si të mungonte një urim nga bashkëshortja e këngëtarit.
Ajo ka publikuar disa foto të Danielit të vogël, të cilat i shoqëron me disa fjalë të ëmbla.
“Danieli 5 vjec. Gezuar ditelindjen shpirti ime! Te duam shume shume heroi im i vogël, djali im perfekt, dashuria ime”, shkruan bashkëshortja e këngëtarit, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe urimi emocionues i Landi Hysit, miku i ngushtë i Dr Florit.
Landi thotë se Danieli e ka mësuar të besojë dhe të qëndrojë i fortë.
“Daniel Kondi!
Ti ke lindur për një qëllim!
S’ke folur shumë e megjithatë më ke mësuar dhe treguar shumë!
Me vepra (nga gropa e luanit) më ke treguar të BESOJ, të
qëndroj i fortë e të mos dorëzohem!
Faleminderit shumë Dani!
Shumë Gëzuar Datlindjen shëndet e jetë të gjatë!
Lala #Dani #DrFlori #DreamTeam”, komenton në postimin e Blerinës Landi.