Le të veshë taka Majlinda Bregu, e bija ia kalon
Vajza e Majlinda Bregut, Kejda nuk është një fytyrë e panjohur tashmë. Bukuroshja sigurisht që është bërë e njohur nga e ëma e saj. Gjithsesi Kejda spikat në Instagram, pasi është një vajzë mjaft e bukur dhe me një trup me forma, të lakmueshëm nga gjinia femërore.
Kejda dhe Majlinda duken se kanë një marrëdhenie mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën.
Sot, Bregu ka postuar një foto së bashku me të bijën në Instagram, ku të dyja ngjajnë aq në harmoni së bashku. Një detaj që shihet nga fotoja është se Kejda tashmë ia ka kaluar në gjatësi të ëmës.
Majlinda edhe pse e veshur me taka, nuk ka mundur të jetë më e gjatë se Kejda.
Gjithsesi mami Majlinda me siguri është shumë e lumtur, që ka bërë një vajzë aq të bukur, dhe nëse ia kalon asaj, sërish ajo do ndihet mirë. /Revista Class