Leas së Kledit i shkëlqejnë sytë kur flet për vëllain, por mami mendon se ajo do “vuajë”

Charlotte Lazzari, bashkëshortja e Kledi Kadiut ka publikuar ditën e sotme një foto tejet të bukur të vajzës së tyre, Lea e cila shfaqet me sytë plot shkëlqim teksa shikon të ëmën dhe siç tregon ajo, i flet për të vëllain që ende nuk ka ardhur në jetë. Megjithatë Charlotte ka një frikë, se Lea do e “vuajë” ardhjen e tij në jetë. Këtë e tregon përmes një shkrimi ku përshkruan marrëdhënien e ngushtë që kanë ato me njëra-tjetrën dhe se pas lindjes së djalit nuk do të ketë më të njëjtën kohë për të.

“Sa herë flet për vëllain tënd sytë të shkëlqejnë. Por duke të të njohur, kam frikë se do e ‘vuash’ ardhjen e tij. Momenti më intim që jetojmë unë dhe ti është në mbrëmje, kur dëshiron të të çoj në shtrat dhe më thua: ‘Mami, më përqafo’. Më kap krahun dhe e mbështjell rreth barkut me pëllëmbën që prek kërthizën tënde si për të pohuar që lidhja jonë fillestare nuk është tretur kurrë. Unë qëndroj në anën e djathtë dhe ndiej vëllain tënd të vogël duke më goditur fort, sepse nuk i pëlqen ai pozicion. Rezistoj dhe nuk ndryshoj kënd sepse e di që ndihesh e sigurt dhe fle rehat. Qëndrojmë ashtu të dyja, duke marrë frymë në unison, një kohë që e di që do ta humbas më vonë. Je rritur. Të gjithë të shohin si të madhe dhe të pjekur kurse unë të shoh si të vogël, emocionale dhe të ndjeshme. Megjithatë e di që do të më befasosh dhe si gjithmonë do të më mësosh shumë më shumë … më shumë sesa mund ta imagjinosh. Të dua yll i vogël. Shpresoj gjithmonë të kesh këtë dritë në sytë e tu”-shkruan Charlotte.

 

Share With:
Translate »
205 Views