Ledjona Xheladinaj flet për babain e vajzës: E kam xhan, edhe pse…
Gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin, ku i ka treguar banorëve të BBVIP3 se cili është raporti që ajo ka sot me ish-partnerin.
Ledjon është shprehur se e ka xhan babain e vajzës së saj, pasi kur kanë qenë bashkë kanë kaluar momentet të bukura.
“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet.
Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”, tregoi gazetarja.