Letizia e Spanjës del në publik me një fustan të vjehrrës së saj kur ka qenë e re

Ekzistojnë disa fustane elegante që u qëndrojnë shumë sfidave të kohës dhe të modës duke kaluar nga njëra brezni në tjetrën. Shembulli perfekt është ai i njërit prej fustaneve të veshur së fundi nga Letizia Ortiz; me rastin e një vizite të Sebastian Pinera, Presidentit të Kilit, ajo ka zgjedhur një fustan të bukur vintage me lule me fundin mbi gju.

E dimë që ajo i riciklon shpesh veshjet, por këtë herë ka zgjedhur një fustan më shumë se 40-vjeçar. Ai i përkiste vjehrrës së saj, mbretëreshës Sofia dhe kur e sheh nuk ta jep përshtypjen se mban gjysmë shekulli mbi supe.

Ky fustan bon ton, është veshur nga sovrania e Spanjës në vitin 1981, me rastin e një vizite zyrtare në Romë. Ai është pjesë e një koleksioni që nuk del kurrë nga moda, aq më pak këtë vit, kur fundet me pala janë një prej tendencave më të mëdha. Look-u vintage i Letizia Ortiz është kompletuar me aksesorë të Chanel si vathët, një çantë Carolina Herrera dhe një unazë nga Karen Hallam.

Share With:
Translate »
179 Views