Vajza e Madonna-s refuzon të depilohet, nxiti reagime me pamjen e saj në Met Gala

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon, si një përkrahëse e pamjes natyrore dhe një përkrahëse e antidepilimit, tregoi me krenari pjesët e pa depiluara të trupit në Met Gala 2021. Modelja, 24-vjeçare, nxiti një stuhi reagimesh në shkallët ikonike, me veshjen e saj ngjyrë rozë e errët me gura.
Pavarsisht se ajo kishte pamje sensuale, me dekoltenë dhe barkun e zbuluar, të gjithë sytë ishin drejtuar tek disa zona të trupit të Lourdes, ndërsa ajo merrte një sërë pozash për kamerën.

Flokët e saj janë madhështor të zinj, të drejtë dhe me një gjatësi deri tek gjunjtë.

Përkundër statusit të lartë të modës, kjo nuk e ndaloi Lourdes të nxjerrë me guxim gjuhën, për të lënë pas disa pamje të tilla për rrjetin.

Shumë njerëz kanë reaguar negativisht në lidhje me këto foto, duke i cilësuar ‘të tepruara’.

 

Share With:
Translate »
47 Views