Letra e fundit e të riut nga Fieri që vrau veten për të dashurën: “Po vdes se ti po shkon”

I riu nga Fieri, i cili i dha fund jetës dy ditë më parë duke pirë fostoksinë pas ndarjes nga e dashura, ka shkruar një letër ku tregon se vajza e ka lënë për një djalë tjetër.

Letra është publikuar nga vetë Eneo Ferko në profilin e tij në Instagram pak ditë para se ai të kryente aktin e rëndë.

“Vuaj se të humba përgjithmonë/qaj sepse vranë dashurinë tonë…hesht sepse shpirti po të dorëzon te një tjetër që nuk të meriton. Të dua edhe pse nuk pranon, po vdes se ti po shkon”.
Miq dhe mikesha të Eneos tregojnë se ai ishte i dashuruar pas vajzës nga Peqini, vetëm 17 vjeçe, e cila, sipas tyre, u tall me shokun e tyre.

Gjithashtu edhe familjarë të tjerë kanë reaguar për mediat lokale, ndërsa nëna e Eneos aktualisht është duke u trajtuar nga mjekët pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. 

Share With:
Translate »
902 Views