Infermierja që përloti botën, ushqen me gji foshnjën palestineze

Një infermiere izraelite ka fituar zemrat e shumë njerëzve kudo në botë pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje ku ajo shihet teksa ushqen me gji një foshnjë palestineze, nënë e të cilit u plagos rëndë në një aksident automobilistik.

Imazhi prekës tregon Ula Ostrowski-Zak teksa kujdeset për vogëlushin, babai i të cilit humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në qendër të Izraelit.

Ajo u përpoq për 7 orë me radhe të ushqente foshnjën 9 muajshe me qumësht nga një biberon, derisa vendosi ta ushqente nga qumështi i gjirit të saj.

“Halla e vogëlushit u habit shumë se si një jezuite mund ta ushqente atë, por unë i thashe se çdo nënë do të kishte bërë të njëjtën gjë. E ushqeva 5 herë. Halla e tij më përqafoi dhe më falënderoi. Ishin vërtetë shumë të habitur”, shprehet infermierja.

Share With:
Translate »
620 Views