Lezhë/ Nxënësi i gjimnazit godet mësuesen me karrige, bojkotohet mësimi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në Lezhë, ku një nxënës i vitit të dytë të këtij gjimnazi, ka goditur me karrige një mësuese brenda ambienteve të shkollës.

Policia ka bërë me dije se 16-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa mësuesja Majlinda Palushi është dërguar në spitalin e Lezhës.

“Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.

16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

RTSH mëson se mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarje të rëndë ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

Share With:
Translate »
36 Views