Liam Payne: Nuk kam ndërmend të bëj fëmijë tjetër me Cheryl

Ylli i grupit “One Direction, Liam Payne, ka hedhur poshtë fjalët se ai dhe Cheryl do të sjellin në jetë një tjetër fëmijë.

Ai e ka cilësuar një lajm të tillë si sajesë të njerëzve, pasi ai nuk e ka aspak në plan një gjë të tillë. Liam dhe Cheryl kanë së bashku një djalë të vogël.

Ata janë përfolur shpesh për ndarje, por çifti nuk e ka konfirmuar asnjëherë një lajm të tillë. Liam pranoi gjatë një interviste se në marrëdhënien e tyre ka ulje dhe ngritje por nuk bëhet fjalë për ndarje. Sipas tij një marrëdhënie kështu funksionon.

Ai theksoi se njerëzit sajojnë nga lajmet më të ndryshme duke u shprehur se njëherë dëgjon se do martohet ndërsa njëherë tjetër sikur do ndahet.

Share With:
Translate »
905 Views