Lidhja e ngushtë e Sky Blue me babain e saj të ndjerë e bëri Afërditën të përlotej

Në datën 16 mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër. Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbiz-it nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

Afërdita s’na i kursen aspak në rrjete sociale pozat me të voglin, i cili po rritet dita ditës. Nëse po vrisnit mendjen cilit i ka ngjarë, përgjigjen e merrni nga foto e babait të ndjerë të këngëtares.

Ajo ka ndarë në InstaStory një foto të vjetër të të atit, duke treguar sa shumë i mungon dhe e dini cilat ishin komentet që mori? Që Sky Blue është një kopje e vogël e babait të saj të ndjerë.

Këto mesazhe e kanë bërë Afërditën të përlotet dhe të ndihet e lumtur për këtë ngjashmëri të të birit me gjyshin e tij që s’jeton më.

Share With:
Translate »
252 Views