Lidhja që po ndryshon Marina Farën, 4-muajshe shtatzënë, nis jetë të re me partnerin misterioz

Pothuaj një muaj nga lajmi i shtatzënisë shoqëruar me fotot e vizitës te gjinekologia, Marina Fara, vajza seksi e Eli Farës është rikthyer me një foto të re në “Facebook” ku shfaqet shumë ndryshe. E veshur thjesht, me një bluzë të bardhë, të lirshme që i mbulon barkun në muajin e katërt të shtatzënisë, ajo është fotografuar e ulur në bordurë, duke hequr kështu dorë nga pozat sensuale dhe provokuese që jemi mësuar ta shohim shpesh. Duket se lidhja e dashurisë me një djalë të panjohur në publik po e ndryshon vajzën juriste të këngëtares Fara, e cila siç e ka pranuar edhe vetë Eli, arriti të marrë më shumë famë se ajo, vetëm për shkak të pozave të nxehta.

Por historia e dashurisë që po jeton Marina dhe lidhja e re duket se po e ndryshon totalisht “vajzën kukull” të “Instagram”-it, e cila në këto muaj të pritjes së ëmbël shfaqet në rrjetet sociale si një zonjë e vërtetë. Nuk kanë munguar komentet e ndjekësve, duke e komplimentuar për pamjen, por edhe duke e pyetur se si ta gjejnë atë në “Instagram”. “Nuk kam ‘Instagram’, e kam mbyllur” u përgjigj ajo para dy ditësh, ndërkohë pas “zhdukjes” së shkurtër është rikthyer sërish në këtë rrjet social, ku ka me mijëra ndjekës. Kohët e fundit, jeta private e saj ka qenë në qendër të mediave rozë. Ajo e kishte pranuar që është në një lidhje dashurie, por nuk e kishte treguar se me cilin djalë, madje dhe në fotot e postuara me të dashurin ia mbulonte gjithmonë fytyrën.

Kështu vazhdoi për javë me radhë dhe të gjithë u bënë kureshtarë për të mësuar se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën Marinës. Mirëpo, pas kaq shumë kohësh, Marina ka shuar kuriozitetin e ndjekësve duke publikuar disa foto më të dashurin para dy muajsh, ku nuk ia fshehte më fytyrën me emoji. Postimet ajo i shoqëronte me dedikime të forta dashurie drejtuar personit të zemrës, një djalë që nuk njihet në publik, e që për këtë arsye dihen shumë pak detaje për të. Dhe duket se kjo paska qenë dashuri e vërtetë pasi çifti po pret prindërimin, duke nisur kështu jetë të re.

Nuk dihet se si janë njohur të dy, por miqtë e çiftit kanë qenë në dijeni të kësaj lidhjeje para se Marina të bënte postimet e para me të dashurin në profilet e saj zyrtare. Lidhja disamujore u zyrtarizua para tre muajsh, kur Marina e deklaroi hapur me statuset se kishte rënë vërtet në dashuri. Nga ana tjetër, Eli Fara nuk ka shprehur asgjë në lidhje këtë histori, por miq të afërm të tyre janë shprehur se ajo ndihet e lumtur që do të bëhet gjyshe. Por ç’këshilla i jep nëna e saj artiste Eli Fara për të qenë e suksesshme dhe e pëlqyer në çdo kohë? “Nuk para më jep këshilla të tilla, por kryesisht ka merakun e saj si nënë, pasi do që të jem e lumtur dhe e sigurt”, është shprehur Marina në një intervistë për “Panorama Plus”. Le të shohim nëse bashkë me mëmësinë, do të kemi një ceremoni dasme në familjen e Eli Farës.

Share With:
Translate »
771 Views