Ligji i ri: Bëni fëmijë gjatë pandemisë, do të paguheni…

Singapori po ofron para për të inkurajuar njerëzit të kenë fëmijë gjatë pandemisë së koronavirus.

Shqetësimi që ka ky vend është që qytetarët ndërsa po luftojnë me stresin financiar dhe pushimin nga puna, po shtyjnë planet e tyre për t’u bërë prindër.

“Ne kemi marrë njoftime se Covid-19 ka bërë që qytetarët të cilët aspirojnë të bëhen me fëmijë po shtyjnë planet e tyre të prindërimit,”  tha Zëvendës Kryeministri i Singaporit Heng Swee Keat.

Heng u shpreh se detajet rreth shumave dhe mënyrës se si do të bëhen pagesat, do të shpallen në një datë të mëvonshme. Ndërkohë që kjo shtysë financiare vjen pas sistemit aktual të bonuseve për foshnje që ka Singapori, ku ata që kualifikohen kanë përfitime rreth 10,000 dollarë për fëmijë.

Singapori ka luftuar me dekada që të rrisë nivelin e lindjeve ndërkohë që fqinjët e saj si Indonezia dhe Filipnet, po përballen me rritje masive të shtatzënive që nga bllokimet e koronavirusit.

Share With:
Translate »



481 Views