Njihuni me vajzën që i rreh zemra jashtë kraharorit
Ata kishin shkuar për të parë se çfarë ishin duke pritur, vajzë apo djalë, por një çift mësoi lajmin e rëndë se bebja që po rritje në barkun e nënës e kishte zemrën jashtë gjoksit.
Por kjo nuk ndikoi aspak në gjendjen e çiftit, dhe të dy bashkë u bënë më të fortë për të sjellë në jetë vajzën.
Nëna Caitlin Veitz bëri një ultrazë rutinore prej 20 javësh, ajo dhe burri i saj Brian mësuan lajmin dhe u treguan të vendosur për të ecur përpara.
Fëmija kishte një defekt të rrallë kongjenital në zemër (CHD),ectopia cordis, që prek vetëm një në çdo 100,000 foshnje.
Edhe pse kanceri i gjakut është defekti më i shpeshtë i lindjeve që ndodhin në çdo 1,000 lindje, cordis ektopike është forma më e rrallë dhe vdekjeprurëse, 95% të foshnjave vdesin brenda javës së parë të lindjes.
Për fat të mirë, e vogla gëzon shëndet të plotë dhe merr trajtimet e duhura mjekësore.