Lindi mes bombardimeve ruse, nëna ukrainase rrëfen përjetimin: Ishte mrekulli nga Zoti që shpëtuam

Një dhuratë nga Zoti, e quan ukrainasja lindjen e vajzës  pasi shtëpia e saj u godit nga forcat ruse. Shpërthimi ndodhi në bodrumin e shtëpisë ku ajo zakonisht fle, por atë natë, ajo arriti të mbijetonte sepse ndodhej në dhomën e djalit të saj Artem, sipas mediave të huaja.

Lilia, 22 vjeçe, lindi para kohe dhe vetëm disa orë pasi forcat ruse bombarduan shtëpinë e saj në Kherson. Ngjarja ndodhi në orën 1 të mëngjesit të së hënës.

U dëgjua një shpërthim në dy ose tre shtëpi më larg, pastaj dhjetë sekonda më vonë ne dëgjuam një tjetër dhe shtëpia jonë u godit. Nëse do të kishim fjetur në bodrum si zakonisht, ndoshta do të kishim vdekur.”

“Normalisht, kur ka bombardime, ne strehohemi në bodrum dhe çdo natë në katër ditët e fundit ka pasur bombardime”, tha ajo.

“Ngaqë isha shtatzënë pata një ndjesi të çuditshme dhe vendosëm të flinim lart në dhomën e Artemit.

“Ishte një mrekulli nga Zoti që shpëtuam,”tha ajo.

Share With:
Translate »
70 Views