Lindi para kohe dhe i sëmurë rëndë, ministrja Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë për Arbin e vogël

Me anë të një postimi në llogarinë saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, zonja Ogerta Manastirliu, ka ndarë lajmin e mirë për një pacient të vogël që  ka fituar betejën me jetën. Manastriliu shkruan se pas një komplikacioni dhe diagnoze të rëndë, ndërhyrja e menjëhershme dhe trajtimi me kujdes e profesionalizëm të lartë, i kanë dhënë jetë Arbit që lindi prematur në maternitetin “Koço Gliozheni”.Vogëlushi tashmë e ka kaluar rrezikun dhe është shëndoshë e mirë.

Postimi i plotë

“Pas një komplikacioni dhe diagnoze të rëndë, ndërhyrja e menjëhershme dhe trajtimi me kujdes e profesionalizëm të lartë, i kanë dhënë jetë Arbit që lindi prematur në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Sot Arbi i vogël e ka kaluar rrezikun dhe është shëndosh e mirë në krahët e nënës së tij, falë punës së stafit të terapisë intensive, me Prof. Asc. Alketa Hoxha”.

Share With:
Translate »
123 Views