Lindja e parakohshme, një nga komplikimet që mund të sjell astma gjatë shtatzënisë

Edhe pse astma është një nga gjendjet më të zakonshme shëndetësore që ndodhin gjatë shtatzënisë, ajo mund të jetë mjaft serioze.

Astma është një gjendje, e cila mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes duke vështirësuar në këtë formë procesin e frymëmarrjes suaj shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë shtatzënisë, astma mund të ndikojë jo vetëm në shëndetin tuaj, por edhe te fetusi juaj.

Sipas Asthma and Allergy Foundation of America (AAFA) një e treta e grave shtatzëna do të përjetojnë përkeqësim të simptomave të astmës gjatë shtatzënisë së tyre.

Në rast se astma nuk monitorohet gjatë shtatzënisë, ajo mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe të foshnjes, duke zvogëluar sasinë e oksigjenit në gjakun tuaj.

Ndër komplikimet që mund të sjell astma janë:

-Preeklampsia;

-Lindja e parakohshme;

-Pesha e ulët e lindjes së foshnjes

Nëse keni astmë dhe po planifikoni krijimin e familjes, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj për të menaxhuar më tej gjendjen tuaj shëndetësore.

Share With:
Translate »
155 Views