Lira Gjika: Emisionet me fëmijë, të dëmshme dhe me abuzim seksual!

Pediatrja e njohur Lira Gjika e ftuar në emisionin Java në Dritare TV u shpreh kundër emisioneve me fëmijë. Gjika tha se qëllimi i vetëm i tyre është shikueshmëri dhe se fëmijët jo vetëm nuk përfitojnë nga këto emisione por i dëmtojnë. ‘Për moshën që kanë fëmijët është gati abuzim seksual’, tha pediatrja për atë çfarë ndodh në emisionet për fëmijë.

“Unë kam vite që jam kundër emisioneve për fëmijë. Ata përdoren në mënyrën më të shëmtuar në këto emisione që qëllim kanë vetëm klikimet. Janë emisione shumë të këqija, të dëmshme, ku fëmijët përdoren. Edhe rasti i fundit tregon disa të rritur të papërgjegjshëm, mjeranë. Të fyesh një vajzë 11 vjeçe është ligësia më e madhe që mund të bëjë një i rritur, ndaj një të parrituri në një moshe aq delikate.

Por problemi më i madh është te prindi që dërgojnë fëmijët në këto emisione. Niveli i ulët i prindërve që çojnë me çdo kusht në emisione të tilla që ta njohin. Pavarësisht se çfarë kostoje kanë këto emisione për fëmijët. Ajo çështje mund të hidhet në gjyq, por janë të gjithë fajtorë. Nëna dhe babai duhet ta njohë vetë fëmijën, jo të kërkojë ta njohë bota dhe ta vlerësojnë. Është abuzim. Për moshën që kanë fëmijët është gati abuzim seksual”, u shpreh Gjika në Dritare TV.

Share With:
Translate »
277 Views