5 arsye përse jam kundër konkurseve për fëmijë

Po! Ka disa gjëra për të cilat unë jam kategorikisht e prerë.
Ndër to, kryeson mendimi se konkurset për fëmijë (të çfarëdo formati dhe pavarësisht qëllimit) janë të gabuara, në mos të dëmshme.

-konkurset nuk bëhen për përfitime financiare të organizuesve;
-fëmijëve iu jepet gjithë mbështetja e duhur emocionale për të përballuar emocionet dhe ngarkesën mendore të humbjes dhe fitores së mundshme;
-prindërit i përfshijnë fëmijët vetëm duke menduar interesin më të mirë të fëmijës…

Me këto kritere të përmbushura të një konkursi për fëmijë, ja disa arsye përse, sipas meje, çdo konkurs për fëmijë është në thelb i gabuar dhe i dëmshëm:

2- Konkurset matin dhe vlerësojnë një talent të caktuar në raport me standardin për atë aftësi (të paktën, kështu duhet të jetë). Kush e përcakton standardin e një aftësie të caktuar?

3- Konkurset, sidomos ato televizive për talente të ndryshme, iu kërkojnë fëmijëve të konkurojnë pa ditur se për çfarë do të vlerësohen, se çfarë pritet prej tyre. Pa mendoni pak: si do të ndjeheshit të hyni në një garë ku nuk e dini se për çfarë apo si do të gjykoheni?

4-Zhvillimi i talentit dhe krijimtarisë në fëmijëri janë kryesisht të lidhura me mundësinë që fëmijën ta ketë spikatur dhe mbështetur fillimisht një i rritur. A mund të konkurohet me starte të ndryshme për shkak të fatit apo rastësisë?

5- Në optikën e organizatorëve të këtyre konkurseve, konkurset janë ngjarje episodike në jetën e një fëmije sepse, helbeté, ata zhvillojnë konkurse të tilla çdo vit, disa herë në vit. A e kalojnë ndër mend këta organizatorë se cili është efekti afatgjatë i një konkursi të tillë në jetën e fëmijës?

Arsyet e tjera do të gjej mundësinë t’i paraqes në komunikimin me ju, pasi të lexoni këtë postim (ndryshe do të shkonte shumë gjatë).

Po! Unë jam kundër çdo konkursi për fëmijë, qoftë ky konkurs talentesh, konkurs bukurie, konkurs bamirësie, etj, etj.

Një shënim i fundit:
— Konkurset janë një mjet për të nxitur shpirtin e garës, mirëpo kjo është një garë e gabuar, e padrejtë dhe e dëmshme. Të rritesh nuk është të garosh me askënd. Lejojini fëmijët ta gëzojnë në paqe unikalitetin e tyre!!

Share With:
Translate »
155 Views