“Liridona dinte një sekret të errët për Naimin, nuk është histori parash”, gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje të reja
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.
Lala u shpreh se Naim Murseli ka dhënë fillimisht deklarata kontradiktore në polici, por edhe te familjarët e Liridonës me të cilët ka komunikuar pas ngjarjes së rëndë
Ajo shtoi se aludimet se ngjarja ndodhi sepse Naim Murseli kërkonte të përfitonte prej një siguracioni jete me vlerë miliona euro në Suedi janë të rreme, pasi siguracioni më i lartë i mundshëm në shtetin skandinav për jetën është rreth 1 milion euro.