TRONDITET sërish Kosova/ Burri dhunon gruan shtatzënë, ajo detyrohet të lindë para kohe

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kosovë, ku një grua shtatzënë është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, teksa për shkak të dhunës, gruaja ka lindur foshnjën e saj para kohe. Rasti i dhunës është zbuluar vetëm pasi gruaja është paraqitur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës me shenja dhune të rënda.

Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj konfirmoi se Policia e Kosovës është lajmëruar nga personeli i Klinikës, pasi që kanë parë shenjat e dhunës. Sipas drejtorit, gjendja e nënës dhe foshnjës që vazhdojnë të jenë në klinikë, është stabile

“Pacientja është pranuar të dielën dhe ka lindur menjëherë. Ka qenë e dhunuar, fizikisht e maltretuar. Është lajmëruar menjëherë policia prej personelit, kanë ardhë, kanë qëndru me të derisa është kry lindja.

Pacientja ka nevojë për ekzaminime shtesë, ka dhimbje të kokës, e ka kërkuar neurologu një CT të kokës. Në përgjithësi është mirë. Edhe foshnja është mirë, është pak para kohës, mirëpo jemi në përcjellje”, tha ai

Share With:
Translate »
127 Views