Loja dhe rëndësia e saj tek fëmijët

Loja është aktiviteti më i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Ajo luan një rol në vetë zhvillimin e tyre. Fëmijët gjatë lojës gjejnë mundësi optimale për të ndërperceptuar me ambientin dhe njerëzit përreth, duke zhvilluar kështu aftësitë e tyre kognitive, sociale dhe emocionale.

Nëpërmjet lojës ata njohin më mirë botën e jashtme dhe shfaqin më mirë atë të brendshmen.

Nëpërmjet lojës, fëmija mund të jetë dikush në çdo vend dhe kohë.

object-play

Funksionet e lojës:

• Fëmija kupton botën që e rrethon

• Zgjeron të kuptuarin social dhe kulturor

• Shpreh ndjesitë dhe emocionet

• Praktikon të menduarin fleksibël

• Mëson të marrë në konsideratë perspektivën e të tjerëve

• Zhvillon vetëkontrollin

• Rrit aftësitë dhe shkathtësitë gjuhësore

• Ndihmon në zhvillimin e trurit dhe zhvillimin motorik

Share With:
Translate »
4292 Views