Lolita sjell një foto gazmore nga shtatzania
Solisti i grupit “NRG Band”, dhe bashkëshortja e tij Lolita Begolli së shpejti presin të bëhen prindër për herë të parë.
Ata kanë zbuluar se në jetën e tyre së shpejti do të vijë një vajzë.
Rrjetet sociale janë dritarja ku çifti në fjalë ndajnë me fansat imazhe dhe detaje nga jeta e tyre.
Ka qenë së fundmi bashkëshortja e Besnikut, Lolita, ajo e cila ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në lnstaStory.
“Pamja ime kur unë shoh poshtë, ku janë këmbët e mija?” , ka shkruar Lolita.
Fotografia në fjalë ka fituar zemrën e shumë prej ndjekësve të saj.
