London dhe Lori sapo e bënë edhe më speciale ditëlindjen e Sarës

Një nga trashëgimtaret e Top Channel, Sara Hoxha feston sot ditëlinejn. Mesa kemi vënë re vitet e fundit, Sara preferon ta festojë ditëlindjen sa më thjeshtë, në një ambient të ngrohtë familjar së bashku me djalin dhe Ledionin. Njësoj ka bërë edhe këtë vit, në 22-vjetorin e lindjes. Sara ka publikuar një foto në Instagram teksa shfaqet me djalin e saj tashmë 1 vjeç. Me një ëmbëlsirë në tavolinë Sara shkruan “Kjo ditë nuk mund të ishte më e ëmbël”. Në fakt ka të drejtë, pasi ndonjëherë të duhen gjëra të vogla në jetë por që ta mbushin shpirtin plot. Edhe 100 Sara!

Nuk mund që qëndronte pa një urim special Lori Hoxha, e cila në SnapChat ka publikuar një foto me Sarën dhe ndan disa fjalë zemre për të. “Gëzuar ditëlindjen partneres sime të jetës. Falenderoj Zotin në ditën e sotme që zgjodhi të më dhurojë  ty sepse nuk do të dija si të jetoja këtë jetë pa ty. Ti i bën jetët tona shumë më të mira. Të dua gjithmonë dhe përgjithmonë,”-përfundon Lori në rrjete sociale. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
815 Views