“Ledioni e ka larë Londonin, unë kisha frikë”, Sara Hoxha rrëfen frikërat gjatë shtatzënisë së parë dhe sekretet e bebit të dytë

Edhe pse është bërë mama në një moshë fare të re, vetëm 20 vjeç, ndërkohë që shumë mike të saj aq që e çojnë ndërmend një përgjegjësi të tillë, Sara Hoxha ka treguar se ardhja në jetë e London Noor-it e ka bërë një vajzë më të pjekur dhe më të fortë.Dhe nëse mendoni se të kujdesesh për një fëmijë që kaq e vogël është e vështirë, na lejoni t’ju themi që pas pak muajsh në jetën e saj do të vijë bebi numër 2 pasi trashëgimtarja e ”Top Channel” është në pritje të ëmbël.

Mes kujdesjes për London dhe bebit që do të vijë, ajo gjen shpesh kohë për të ndarë këshilla në Instagram për nënat e reja. Më herët, ajo sugjeroi disa libra për nënat shtatzënë, ndërsa këtë herë na zbuloi pak më shumë nga ajo që po kalon.

Si fillim, Sara është 7 muajshe dhe ka shtuar 9 kg, njësoj si në shtatzëninë e parë. Të udhëtojë në këtë periudhë i duket e vështirë për shkak të këmbëve të enjtura dhe lodhjes.

Sara ka paksa “frikë” nga bebet e porsalindura, dhe prandaj ka qenë Ledioni ai që e ka larë London javët e para. Dhe gjithashtu, London ka fjetur në krevatin e tij që muajin e parë.

Sara do një familje të madhe, si ajo në të cilën u rrit, por për disa vite i mjaftojnë dy djem. Lindja e parë për të ishte me prerje cezariane, dhe ajo e urreu si eksperiencë prandaj po shpreson që këtë herë të jetë natyrale. Dhe për të gjitha ju nëna, Sara ka një këshillë: lejojini fëmijët tuaj të jenë çfarëdo dëshirojnë: pa përcaktime, pa lodra të ndara për vajza apo djem, pa i limitur në atë çfarë apo kush duan të jenë.

Share With:
Translate »
427 Views