Loredana bën tatuazhin e madh në trup kushtuar së bijës

Qëkurse u bë e njohur në fillimet e saj si e dashura e reperit Mozzik, ka rënë në sy pasioni i Loredanës për tatuazhet.

Reperja numëron disa të tillë në trupin e saj e kurrësesi nuk mund të mos kishte një që i dedikohej vogëlushes së saj, Hanës.

Një gjë të tillë Loredana e ka realizuar së fundmi dhe vetëm ditën e sotme e ka treguar në rrjetet sociale.

Me anë të një fotoje të publikuar në Insta Story, Loredana ka zbuluar se në parakrahun e saj, ka gdhendur me shkronja të mëdha, qartë dhe pastër emrin e së bijës: Hana.

Krahas emrit të vogëlushes, në po të njëjtën zonë, pakës më pranë kryqit, reperja ka dhe simbolin e syrit të keq që në vende si Greqia dhe Egjipti, besohet se e mbron mbajtësin e këtij simboli nga të këqijat.

Kështu dhe Loredana duket se i ka marrë masat për familjen e saj të vogël.

Share With:
Translate »
670 Views