Luana më në fund flet për shtatzëninë pasi tregoi barkun

Së fundmi Luana mori vëmendjen duke publikuar në Tik-tok një video ku tregonte barkun e rrumbullakosur. Të gjithë u bënë kurioz dhe menjëherë nisën lajmet që flisnin për një shtatzëni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al)

Por pas gjithë pretendimeve, Luana më në fund foli dhe sqaroi se nuk është shtatzënë, thjesht ka ngrënë shumë.

“Dua t’ju njoftoj se trupi im s’është perfekt. Kur ha shumë, më ndodh përherë kjo fryrja që besoj i ndodh edhe shumë gocave të tjera dhe është kaq e bukur. Kështu që, për të gjitha vajzat me barkun e madh, jeni super të bukura dhe ju dua të gjithave”, shkroi në një postim në Instagram Story.

Luana më në fund flet për shtatzëninë pasi tregoi

Prej vitesh Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj, lidhje të cilën janë përpjekur ta mbajnë larg syve të publikut duke u treguar shumë të rezervuar rreth jetës private.

Luana më në fund flet për shtatzëninë pasi tregoi

Share With:
Translate »
86 Views