Luana tregon anën më të ëmbël, surprizon vogëlushen për ditëlindje

Luana Vjollca ka surprizuar një vajzë të vogël në ditën e saj të lindjes dhe video është shpërndarë në ‘Instagram’. Amilën me siguri shumë nga ju e njohin si vajzën e imitimeve. E vogla rikrijon veshjet dhe fotot e personazheve publikë dhe i publikon në një faqe që menaxhohet nga nëna e saj. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e disa kompeticioneve për fëmijë.
Luana i ka shkuar surprizë në lokalin ku ishte me nënën e saj dhe momenti është filmuar, bashkë me reagimin e së voglës e cila është emocionuar.
Luana realizon shpesh surpriza për fansat e saj dhe mbështetja ndaj kësaj vajze të vogël i ka prekur të gjithë.

Share With:
Translate »
151 Views