Lugati shpërthen në lot duke kujtuar takimin me gruan dhe të birin
Ndonëse në natën që e takoi birin dhe gruan e tij, Lugati nuk kishte derdhur lot, diçka e tillë nuk mungoi sot, kur ai po fliste rreth surprizës që pati javën që lamë pas nga “Vëllai i Madh”.
Përderisa disa prej banorëve po flisnin për befasitë që i pranuan gjatë kohës në Big Brother VIP Kosova, Lugati ka shpërthyer në lot duke kujtuar takimin me djalin dhe gruan e tij.
“Ka qenë njëri ndër momentet më të mira të jetës sime. Nuk kam pranuar asnjëherë lajm më të mirë”, ka thënë ai pos tjerash.