Luiza Gega në pritje të ëmbël? Videomesazhi prekës që e motra i bëri në “Living Room”

Luiza Gega, e ftuar në “Living Room” ka folur edhe për jetën e saj personale, përtej sportit. Në studion e Vizion Plus, për moderatoren Brunilda Lahe, Luiza tha se ka tre motra dhe një vëlla, por marrëdhënien më të ngushtë e ka me Anxhelën.

Luiza Gega: Ne jemi 4 motra një vëlla por atë lidhjen më të veçante e kam me Anxhelën. Më të kam një marrëdhënie ndryshe, shpesh herë i marr mendime asaj është shumë e pjekur, shumë e matur, shumë me këmbë në tokë. Tani më thotë shiko të bësh një bebe sepse të gjitha ne jemi shumë të lidhura me familjen. Madje me Anxhin flasim shpesh edhe me gjuhën e memeve.

Ishte pikërisht Anxhela, ajo e cila përmes një videomesazhi emocionoi Luizën në studio. Anxhela i tha publikisht të motrës se është shumë krenare për të dhe arritjet e saj dhe ngriti dyshimet për një bebe me një pyetje të cilën ia bëri Luizës.

Anxhela Gega: Dua t’i them që jam shumë krenare për arritjet që ajo ka pasur deri më sot. Ta shohësh Luizën në vështirësitë, sfidat por edhe triumfet mund të jetë shumë frymëzyese për çdo person. Jam shumë krenare që përkushtimi dhe puna e saj ka qenë një korrje suksesi për të. Mos ndoshta në horizont kemi një sfidë të radhës që nuk ka të bëjë me sportin?

Por Luiza tha se ende nuk ka asgjë konkrete, pra nuk është shtatzënë.

Luiza Gega: Nuk kam. Do ishte gjëja më e bukur të ndodhte, karriera nuk ka fund. Unë mendoj që duhet të dish ku e ke kulmin dhe pastaj të fillosh diçka. Unë për momentin nuk kam asgjë konkrete, shpresoj shumë të ndodhë dhe pse jo së shpejti. Anxhi dhe mami shpesh më dërgojnë gjëra të bukura me bebe sepse e presin një nga unë. Por për momentin nuk ka një bebe./

Share With:
Translate »
58 Views