Luizi flet për herë të parë për prindërimin: “Tani e dua më shumë nënën time”

Luizi, në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se do të jetë imazhi i ri i pijes energjike Golden Eagle, si dhe bëri me dije se tanimë ka një menaxher të ri, Jetmir Agajn (nëse të duket emër i dëgjuar, por s’po e ndan mendjen, është (ish)menaxheri i Bardhit), foli ndër të tjera edhe për ndjesitë e të qenit baba.

“Do ju shaj gjithë jetën që s’më keni thënë më parë që të bëhem me fëmijë se nuk paska gjë më të lumtur. Edhe jetën e shoh ndryshe. Tani fillon jeta. Momenti i lindjes na erdhi papritmas, sepse vajza lindi më 30 prill”, u shpreh Luizi, duke thënë se mjekët e kishin përllogaritur lindjen e bebushes në maj.

Më tej, ai vijoi:

“Vajza ime është e paparashikueshme dhe faleminderit Zotit, janë shëndoshë e mirë të dyja, si vajza, si Kiara. Kur lindi, rastisi që ishte edhe nëna ime atje dhe kemi qenë të tre bashkë. Pastaj, erdhi e ëma e Kiarës dhe iku sërish në Itali. Tani është duke ndenjur me nënën time dhe dihet, unë tani e dua nënën më fort se kur e shoh se sa kanë vuajtur me ne…”.

“Zoti më ka bekuar me vajzë. Gëzim më të madh s’paska!”, përfundoi Luizi.

Kiara dhe Luzi u bënë prindër të Luna Mari Ejlli më 30 prill. Kuptimi i emrit të së voglës është:

Luna – Do të thotë “hënë” dhe buron nga gjuha latine.

Mari – Ky emër mund të lidhet me Virgjëreshën Mari, nënën e Jezu Krishtit. Nëse nuk është i shquar, pra jo Maria, mund të rrjedhë dhe nga japonishtja e përkthehet si “e vërteta” ose “arsyeja”.

Kiara dhe Luizi konfirmuan se do të bëhen prindër përmes këngës “Frymë”. Në muajt e pritjes së ëmbël, Kiara ka folur shpesh për emocionet si nënë, duke treguar se është emocioni më i bukur në jetë.

Share With:
Translate »
47 Views