Luna Mari u detyrua të priste flokët pasi ngjiti një çamçakëz në to dhe ja si duket
Moderatorja ndau me ndjekësit e saj këtë episod gazmor, por edhe paksa të vështirë për të si nënë, duke pranuar me humor se situata e bëri thuajse të qante. Pas këtij incidenti të vogël, Luna u shfaq me një model të ri flokësh më të shkurtër.
Nëse ju ndodh një situatë e tillë në shtëpi me fëmijët tuaj, ka disa mënyra të thjeshta për të hequr çamçakëzin pa pasur nevojë për gërshërët:
- Gjalpë kikiriku ose vaj ulliri: Lyejeni pjesën e prekur me gjalpë kikiriku ose vaj (ulliri, kokosi apo bajameje). Yndyra shkatërron përbërjen ngjitëse të çamçakëzit, duke bërë që ai të rrëshqasë lehtësisht nga fijet e flokut.
- Akull: Vendosni një kubik akulli mbi çamçakëz për disa minuta derisa ai të ngrihet dhe të ngurtësohet plotësisht. Pasi të jetë ngurtësuar, mund ta thërrmoni dhe ta hiqni me pjesë të vogla.
- Sodë buke me ujë: Krijoni një pastë me sodë buke dhe pak ujë, aplikojeni mbi çamçakëz dhe lëreni të veprojë për disa minuta përpara se ta krehni lehtë flokun. /Kids’Time/
View this post on Instagram