Lyrical Son feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin më të bukur me fotot me fëmijët
Lyrical Son ka arritur të bëhet një ndër reperët më të kërkuar të estradës shqiptare, falë projekteve të suksesshme që ka bërë deri më tani.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale, urimet dhe dedikimet nuk munguan nga miqtë dhe kolegët e tij.
Por disa fjalë të ndjera ka shkruar dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi, me të cilën është bashkë prej shumë vitesh dhe kanë dy vajza dhe një djalë.
“Gëzuar ditëlindjen për këtë bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm. Uroj që të ketë më shumë njerëz si ju në këtë botë…” ka shkruar Gresa.
Stafi i revistës “Kosovarja”, i dëshiron jetë të gjatë!