Madonna hap spitalin pediatrik në nder të vajzës së birësuar
Ajo së fundmi raportohet se i ka vënë syrin për të blerë një vilë në Lisbon, Portugali por ditën e martë, Madonna ka qenë totalisht e fokusuar tek familja dhe bamirësia.
Mbretëresha e pop-it ka publikuar një fotografi me 4 fëmijët e saj të birësuar, e bërë gjatë hapjes së spitalit të fëmijëve në Malawi, në nder të vajzës së saj të birësuar Mercy James.
Fotografia e shfaq tepër të lumtur Madonnan, teksa merr përqafime të ngrohta nga 4 fëmijët e saj të adoptuar.
Bashkangjitur postimit të saj, këngëtarja ka shkruar: “Siguroheni të shihni “CBS Sunday Morning”, këtë të dielë. Ata më janë bashkuar mua në hapjen e spitalit të pediatrisë, “Mercy James” dhe ne jemi gati të tregojmë historinë tonë”.