Madonna po përdor influencën e saj për të ndërtuar karrierën e gjashtë fëmijëve

Nuk është vetëm Kriss Jenner, nëna e motrave të famshme Kardashian, që kujdeset maksimalisht për fëmijët e saj. Të njëjtën gjë po bën edhe mbretëresha e popit, Madona, e cila po punon fort për të ndërtuar karrierën e fëmijëve të saj, teksa po përgatitet për kthimin e saj në muzikë.

“Madona ka gjashtë fëmijë dhe adhuron njësoj secilin prej tyre. Ajo po kërkon të përdorë influencën e saj për t’iu ndërtuar atyre një karrierë të pabesueshme”-është shprehur një burim pranë këngëtares 58 vjeçare.

Madonna fillimisht po i jep prioritet 4 fëmijëve të saj më të mëdhenj, Lourdes Leon 21 vjeç, Rocco Ritchie 17 vjeç, David Banda 12 vjeç dhe Mercy James 12 vjeç. Ajo kërkon t’i përkrahë për çdo pasion që ata kanë. Këngëtarja me famë botërore po përgatitet gjithashtu për të sjellë këngë të reja.

“Madona ka muaj që punon në studio. Ajo po përgatitet që në fund të këtij viti të sjellë këngë të reja”-është shprehur më tej burimi pranë Madonës.

Share With:
Translate »
853 Views