Majk dhe Majlinda, prindërit e Roan po bashkohen?

Një nga historitë më të komentuara të dashurisë në rrethin e personazheve të njohur duket se ka marrë një kah tjetër. Pas zhurmës së madhe mediatike që shkaktoi ndarja e Majlindës dhe e reperit të njohur të Babastars, lindjes së Roan, takimi me të e shumë lëvizjeve të tjera mjaft të komentuara edhe në portale e rrjete sociale, dy të rinjtë kanë hapur një rrugë të re pajtimi.

Të paktën kjo është kuptuar ditët e fundit, ndërsa Majki e Majlinda janë parë më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Pak ditë më parë, ata u panë në një qendër tregtare ndërsa bënin shopping për të birin, më vonë Majki e shoqëroi me makinë… ndërsa tani Majlinda ka marrë një vendim tjetër.

Megjithëse i është përkushtuar të birit që në momentin që u bë nënë, mbrëmjen e djeshme ish-partnerja e reperit ka vendosur të shkojë në koncertin e tij me mikeshat e saj.

Në postimin e fotove dhe videove të fundit të Majlindës, por edhe të mikeshave të grupit, kuptohet që vajzat janë kënaqur në ritmet e muzikës së Majkit dhe grupit të tij. Siç mësohet edhe nga miq afër saj, Majlinda mbrëmjen e kaluar ka qenë e pranishme në club-in ku ka kënduar ish i dashuri i saj, Majk. Bashkë me shoqërinë, Mjalinda ishte rehatuar pranë zonës VIP të club-it për të shijuar qetësisht muzikën e reperit.

Share With:
Translate »
2552 Views