Makina del nga rruga në aksin Fier-Vlorë, humb jetën fëmija 6-vjeç, plagoset 34-vjeçarja dhe i mituri

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm (30 gusht) në aksin Fier-Vlorë. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e si pasojë e aksidentit, fëmija 6-vjeç ka ndërruar jetë, ndërsa shoferi dhe dy pasagjerët e tjerë, 34-vjeçarja A.M. dhe fëmija 3-vjeç janë dërguar në spitalin e Vlorës.

“Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Share With:
Translate »
186 Views