Malaj tregon rastin me mbesën: U rrëzua dhe edukatorja nuk e ngriti, na e treguan fëmijët
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, pedagogia Nora Malaj tregoi edhe rastin me mbesën e saj kur edukatorja nuk ka treguar kujdes gjatë një rasti rrëzimi në kopsht.
Malaj: Institucionet në botë, p.sh vendet nordike, marrin parashkollorin dhe shkollën bazike dhe testojnë fëmijën se çfarë natyre dhe tendence kanë. Nuk mund të bëhesh një mësues një person që është introvert si fëmijë, apo nuk krijon dot komunikim dhe nuk bashkëpunon. Ky mund të bëhet një shkencëtar dhe një mësues.
I ka ndodhur mbesës time një gjë e tillë. Jo një herë, por dy herë. Jo në gjendje kaq të rëndë. Te rasti i pari vajza ishte 2 vjeç dhe mësuesja e pa që u rrëzua dhe nuk e ngriti, e ngritën shokët dhe i ra një gjë tjetër. Kur shkuam ne na e tregoi vajza dhe e pamë videon, ndërsa drejtoresha mundohej ta justifikonte. Trauma e vajzës ishte e tillë që thoshte se nuk donte të shkonte më në kopësht. U ndjeva shumë keq. në një kopësht tjetër i thonin se duhet ta hash me zor gjalpin, dhe shumë të tjera. Vajza thoshte se nuk donte të shkonte se i jepnin ushqim me zor. Pastaj i bënë gjyqin mes të fëmijëve dhe aty nuk durova dhe i thash se kush jeni ju që i bëni gjyq një vajze 3 vjeçe.