Mama mblidhuni këtu: Sa prej jush kanë problemin e Vesës me burrin e djalin?
Vesa Luma na ka treguar sa e vështirë është të realizosh një foto të djalit dhe bashkëshortit. Megjithëse kush e ka provuar e di edhe vet sa nerva duhen për të ruajtur një kujtim. Paralajmëroi sa të duash, tregoju si të pozicionohen apo çdo gjë tjetër, asgjë ska rëndësi sepse foto nuk do dalë tamam pa u realizuar 100 shkrepje. Këngëtarja ka publikuar një video të vogël ku shfaqet Big Basta dhe i vogli i tyre. Vesa ju ka kërkuar të bëjnë një foto, por dukshëm asnjëri nga ata nuk ja ka terezinë asaj pune.
Po ju vajza dhe gra ja qani ndopak hallin, apo i keni fotozhenikë familjarët tuaj?