Mami Aulona hap krahun, ylli i ri i familjes është Amara dhe kjo video tregon gjithçka

Në ndryshim nga shumë vajza të njohura të showbiz-it shqiptar, Aulona Musta nuk e ka mbajtur për asnjë moment Amarën larg syve kureshtarë të ndjekësve të saj, përkundrazi ajo ndan vazhdimisht me ta momente nga jeta e përditshme e saj. Madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi se vogëlushja ka që tani fansat e saj, madje ka filluar të  bëjë videot e para për ta.

Së fundmi, Aulona ka publikuar “bëmën” e radhës të Amarës, e cila me një anglishte thuajse perfekte, Amara sillet si një fashion influence. Në video Amara u thotë ndjekëseve që mund ta kopjojnë modelin e saj të flokëve dhe nëse hasin vështirësi asnjëherë të mos dorëzohen, por të provojnë sërish e sërish derisa ta arrijnë.

Ndërsa, Aulona nga ana tjetër, duke u marrë me punët e mëngjesit, ankohet që e bija i ” vjedh” telefonin. Megjithatë, kur ka parë videon e tregon se ka qeshur shumë dhe gjithnjë e më tepër kupton sa sukses do të kishte e bija po të ishte një influencuese në YouTube apo platforma të tjera.

 

Share With:
Translate »
3762 Views