Mami i Hueyda El Saied, si të gjitha mamatë shqiptare: Mos trego që je ndarë
Publiku në të gjithë botën ka treguar shpeshherë se sa më i hapur të jesh me të, aq më shumë të do e të vlerëson. Natyrisht, kjo nuk është gjithmonë absolute, por nëse personazhet ngjajnë me Hueyda El Saied, kjo është e vërtetë e sigurt.
Një prej personazheve të njohur shqiptarë që sa herë del në publik, flet pa rezerva, këtë ka bërë edhe mbrëmjen e sotme, e ftuar në Top Magazine, ndërsa foli për ndarjen nga partneri i saj me të cilin bashkëjetoi prej 5-vjetësh. Dashuria mbaron, ajo është tradhtuar, por Mishel i ka bërë dhuratën më të mrekullueshme në botë, që është Gabrieli.
Por nuk është kaq e thjeshtë. Të paktën, jo për opinionin tonë. Edhe për Hueydën nuk ka qenë, natyrisht. Siç rrëfen ajo për Top Magazine, ndjesitë kanë qenë ato që mund të mendosh për çdo njeri që ndihet i tradhtuar. Por kjo nuk do të thotë të bëjë viktimën e ta lërë veten, përkundrazi. Këtë nuk zgjodhi ta bëjë as duke e fshehur faktin.
Edhe pse e di se mami “do ta vrasë”: “Unë nuk jam e martuar me Mishelin, ai e ka njohur Gabrielin që në barkun tim. Kam bashkëjetuar me Mishelin prej 5-vitesh…” Por kaq ishte kujdesi para publikut. Pas kësaj fjalie, Hueyda shpërtheu: “Ok, po e them. Nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë.”
Por e di që mami, pasi e ka para në ekran…. “Bobo, mami do më vrasë. Mami e thashë. Mami: Kur të shkosh në Shqipëri, mos trego që je ndarë”, – ishte porosia e së ëmës, që ndoshta do ishte njëlloj për të gjitha mamatë shqiptare.
“Po pse çfarë halli ka mami po e tregove”, e pyet Albani: “Po ja, do jem grua me një fëmijë e ku di unë…” – thotë Hueyda si me të qeshur, por pa e fshehur emocionin.
Në të vërtetë, e rritur pa baba, edhe ajo vetë e ka vuajtur këtë pjesë gjatë gjithë jetës. Ishte vetëm 3 vjeç kur të atin e saj nuk e lejuan të bashkohej me familjen. E ndier kështu, me një mungesë babai prej vitesh, Hueyda mendoi se kur njohu Mishelin dhe kur solli në jetë Gabrielin, në një moshë realitivisht të madhe, familja do të ishte e shëndoshë. Edhe pse kjo nuk ishte e thënë, ajo është sërish e lumtur, sepse Misheli është një baba i mrekullueshëm për të birin. /Revista Class
Hueyda El Saied: "U ndava nga personi që bashkëjetoja prej 5 …
Hueyda El Saied: "U ndava nga personi që bashkëjetoja prej 5 vitesh, sepse ai më tradhëtoi"!
Posted by TOP SHOW on Friday, November 10, 2017