Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e fëmijës

Familja Ademi është bekuar mëngjesin e sotëm me një tjetër djalë.

Ka qenë bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Dorela ajo që ka bërë lajmin publik duke zbuluar njëkohësisht edhe emrin e vogëlushit të sapoardhur në jetë.

Familja Ademi është shpërngulur prej kohësh në SHBA dhe i vogli ka lindur pikërisht në këtë vend. Kujtojmë që ata janë prindër edhe të një djali tjetër me emrin, Jonart.

Urimeve të shumta për Eren Nik Ademin i bashkohemi edhe ne duke i uruar jetë të gjatë e të lumtur pranë familjes së tij. /revistawho.com

Share With:
Translate »
704 Views