“Mami kalonte nga një pavion në tjetrin me shpresën që t’ja dilte”, Marsela Çibukaj rrëfen momentin më të vështirë të jetës

Marsela Çibukaj ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në programin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin ka rrëfyer një histori shumë të trishtë të familjes së saj. Këngëtarja ka treguar se nëna e saj ka kaluar para shumë vitesh një sëmundje tepër të rëndë dhe kjo gjë i ndryshoi totalisht jetën familjes së saj,

Marsela rrëfeu se në atë kohë ajo jetonte në Itali me familjen dhe ndërkohë që e ëma kalonte kohën nëpër spitale bashkë me të atin, këngëtarja duhej të kujdesej për motrën e saj më të vogël. Këngëtarja tha se kjo ngjarje e ka bërë më të fortë dhe se këtë vit kuptoi se ka disa gjëra që vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë jetë.

Jeta qenka një sfidë e vazhdueshme dhe na duhet të pranojmë disa herë gjëra që zemra nuk do t’i pranojë. Edhe jeta ime ka patur momente jo të bukura. Kujtoj që sa herë kishim një lloj qetësie, tak ndodhte diçka që do na duhej t’ja nisnim nga e para!”, u shpreh Marsela.

Dhe ka ndodhur kur mami mu sëmur. Ne na u desh që të kujdesesha për motrën ndërkohë që babi do ndiqte mamin nëpër spitale. Bënin kilometra rrugë nga Roma në Milano, vetë humbi punën, e rifilluam nga e para”, shton këngëtarja e njohur. “Motra ishte shumë e vogël asokohe, 6 vjeçe, unë vetë mund të kem qenë as 14-15 vjeçe dhe kujdesesha unë për të sepse ishte një moment ku mami kalonte nga një pavion në tjetrin me shpresën që t’ja dilte se bëhej fjalë për një sëmundje të keqe.

Momentet e vështira, çdo familje i kalon. Nuk jemi as të parët e as të fundit, fatkeqësisht. Ky vit sidomos na tregoi që ka disa gjëra që vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër. Dhe me siguri gjëja që vlen më së shumti është njerëzit e zemrës t’i kemi afër”, përfundoi Çibukaj.

Share With:
Translate »
1660 Views