”Mami nuk ishte kurrën në shtëpi”, Gresa flet për fëmijërinë e saj
Gresa Behluli ishte e ftuar në programin e mëngjesit në T7 #Gjesi.
Këngëtarja e njohur ka dhënë një rrëfim si asnjëherë më parë duke treguar për jetën e saj në fshatin Mushtisht, ardhjen në Prishtinë e deri tek shkollimi, lidhja e dashurisë e martesa.
Ajo zbuloi edhe detaje interesante nga fëmijëria kur prisnim festat pa prindërit për shkak të angazhimeve të nënës së saj, artistes së madhe Shkurte Fejza, në koncerte jashtë vendit.
Gresa ka treguar se ndonjëherë fëmijët udhëtonin bashkë me të që të kalonin ditën bashkë dhe në mbrëmje ajo këndonte.
Shikoni videon më poshtë: