Manjola Nallbani përlotet nga mesazhi surprizë i vajzës! “Ti je dielli i jetës”
Pasditen e sotme, Manjola Nallbani, ka zgjedhur që përmes 5 fotove në studion e “Ftesë në 5” të tregojë se si ka qenë viti 2023 për të.
Mes emocionesh të bukura dhe mesazhesh motivuese, Manjola ka treguar se është kundër transformimeve e për këtë arsye i kërkon vajzave të mos ia rregullojnë fotot që publikon në “Instagram”.
Me gjithë elegancën e treguar, Nallbani nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka dëgjuar video-mesazhin surprizë të së bijës, Sindit, e cila e quante “dielli i jetës”.
Manjola ka treguar gjithashtu se i ka dedikuar edhe një këngë bashkëshortit të saj, Sokol Tona, mes grimcash humori. Artistja uroi të gjithë audiencën për festat e fundvitit dhe theksoi se çka është më e rëndësishme mbetet shëndeti dhe që njerëzit të mos kenë dhimbje.