Margot Robbie fotografohet me djalin e porsalindur në plazh dhe duket yll
Aktorja 34-vjeçare dukej e relaksuar dhe rrezatuese, teksa ecte zbathur në rërë me një veshje sportive dhe syze dielli.
Tom, 35 vjeç, mbante të birin të mbështjellë me kujdes në një batanije me motive koala, ndërsa çifti shëtiste buzë detit me kafe në duar.
Kjo është hera e parë që çifti shihet në publik me fëmijën e tyre që kanë mirëpritur në tetor, por ende nuk kanë zbuluar emrin e tij.
Një burim pranë çiftit ka thënë për People se ata janë të lumtur dhe plotësisht të përkushtuar ndaj prindërimit, pas një pritjeje të gjatë për të mbetur shtatzënë.
Margot dhe Tom, që u njohën në vitin 2013 gjatë xhirimeve të “Suite Française”, janë martuar në vitin 2016 dhe kanë bashkëthemeluar kompaninë LuckyChap Entertainment.
Ata kanë bashkëpunuar në disa projekte filmike, ndërsa tani po shijojnë një kapitull të ri si prindër të përkushtuar.