Margot Robbie rikrijoi çdo veshje ikonike të Barbie gjatë promovimit të filmit! Disa nga më të bukurat
Ajo mund të jetë një vajzë Barbie në një botë Barbie, por kufijtë midis Barbieland dhe jetës reale po zhduken ndërsa Margot Robbie po ndërmerr turneun e saj për prezantimin e filmit nga Greta Gerwig, që do të publikohet më vonë në korrik.
Robbie dhe stilisti i saj, Andrew Mukamal, janë angazhuar plotësisht për të ofruar disa nga pamjet më ikonike të Barbie, të cilat Mukamal i ka shpërndarë në Instagram.
Angazhimi i Robbie për të qëndruar në pamjen e karakterit të saj në tapetin e kuq është quajtur ‘ taktika e veshjes ‘, duke ndjekur hapat e Zendaya që veshi detaje merimangë gjatë promovimit të “Spiderman: No Way Home”, dhe veshjet sirenë të Hailey Bailey-t për “The Little Mermaid”.